Kukës, fermerët apel qeverisë për subvencion për të mbjellat

Fermerët e qarkut të Kukësit kërkojnë subvencionim për procesin e mjelljeve të pranverës. Humbjet e mëdha që iu shkaktuan atyre për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore por edhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora, kanë bërë të pamundur përballimin e kostos së mjeteve motorrike. Rritja e cmimit të karburanteve ka bërë që fatura për mbjelljet e pranverës të bëhet e papërballueshme për fermerët e Kuksit, ndërsa për të zotët e mjeteve bujqësore e pashmangshme. "Traktoristat e kanë çuar çmimin atje ku ska më për fermerin. Nuk kam asnjë lloj interesi, vetëm të mos e lë tokën djerr", thotë një fermer. "Për një dynym po ta marrësh prej fillimit deri në fund, shkon 200 mijë lekë. Skemi çtë bëjmë, prejhallit e kemi. Po të kemi mundësi, i lëmë djerr", thotë një traktorist. Me mbështetjen që fermerëve mund tu jepet,për farërat,pesticidet etj, do të frenohej largimi i fshatarëve nga toka.Bujqësia është i vetmi burim jetese në qarkun e Kukësit pasi papunësia është në shifra shumë të larta. Albanian Screen
Add new comment