Irina, e bukur pa përkujdesje

Postuar në 25 Janar, 2014 03:20

Irina Shayk është mësuar që të jetë në vëmendjen e kamerave dhe aparatëve fotografikë, përballë të cilëve ajo është gjithmonë e parezistueshme.

Megjithatë, me një bukuri të tillë të lindur, 28-vjeçarja Shayk nuk ka nevojë për përkujdesje për t'u dukur e papërballueshme.

E dashura e Cristiano Ronaldos është aktualisht duke shijuar disa ditë pushimesh në Meksikë, ku ka udhëtuar së bashku me disa mikesha të saj.

Supermodelja tregoi forma të shkëlqyera, edhe pa nevojën e një stafi të tërë që përkujdeset për pamjen e saj, si në rastet kur zhvishet për llogari të reklamave që realizon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.