Paraqitja më e tmerrshme në Grammy
Në një mbrëmje ku ndahen çmimet Grammy është e vështirë për një pjesëtar të një grupi heavy-metal të bjerë në sy mes yjeve të pop-it dhe rap-it, por Shawn Crahan arriti t’i lërë në hije të gjithë me maskën e tij të frikshme prej kllouni.
Bateristi i grupit Slipknot ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij në mbrëmjen e së dielës në Los Angeles.Slipknot nuk ishin të nominuar për asnjë çmim, ndërsa gjatë karrierës së tyre 20-vjeçare janë nominuar 7 herë duke fituar çmimin performanca më e mirë metal në vitin 2006.
Kohët e fundit banda po punon për albumin e ri që pritet të dalë në fund të këtij viti.
Add new comment