Zbulohet dhoma makabre e seksit e Gaddafi-t

Postuar në 27 Janar, 2014 15:43

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur vrasja e Muammar Gaddafi-t i dha fund një konflikti të përgjakshëm civil në Libi.

Faktet që dolën më vonë ishin tronditëse.

Gjatë sundimit 42- vjeçar, ai kishte rrahur, përdhunuar dhe kthyer në skllevër seksi me dhjetëra vajza e djem, disa vetëm 14 vjeç.

Shumë prej tyre ishin të virgjëra dhe rrëmbeheshin nga shkollat e universitetet për t’u mbajtur të burgosura në strehime sekrete brenda Universitetit të Tripolit dhe në pallatet e tij.

Sot, për herë të parë, BBC4 ka ofruar pamje nga ambientet ku ai dhunonte viktimat e tij.

Brenda një kompleksi, vajzat detyroheshin të shihnin porno për t’u ‘edukuar’ për ‘trajtimin’ që do merrnin nga duart e liderit.

Madje edhe kur trupi i diktatorit u zvarrit në rrugë dhe u ekzekutua, qeveria e re i mbylli me shpejtësi këto streha të seksit, nga frika se tmerri i tyre do shokonte Perëndimin dhe do të shkaktonte një turp të madh për Libinë.

Në foto mund të shihet edhe një dhomë gjinekologjike, ku femrat kontrolloheshin për sëmundje seksualisht të transmetueshme përpara se të dërgoheshin për seks tek diktatori.

Kjo dhomë shërbente edhe për aborte, në rast se viktimat e reja mbeteshin shtatzënë.

Por këto ishin femrat me fat.

Disa të tjera përdhunoheshin dhe hidheshin në rrugë, ku liheshin në mëshirë të fatit dhe shpesh vdisnin.

Një mësuese thotë se femrat që merreshin me dhunë nga truprojat e Gaddafi-t ishin vetëm 14 vjeç.

Një nënë thotë se kur lajmërohej ardhja e tij, femrat i kapte frika.

Edhe sot e kësaj dite ato kanë frikë të flasin për këtë tmerr të Gaddafi-t, nga frika e hakmarrjes nga njerëzit e tij, që enden akoma në Libi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.