Itali, vidhet provëza që mbante gjakun e Papa Gjon Palit II

Një provëz që mbante gjakun e Papa Gjon Palit II, është vjedhur në një kishë në lindje të Romës. Provëza është vjedhur prej dy ditësh bashkë me një kryq të artë, në kishën e vogël “San Pietro della Ienca”, një zonë malore e Abrucos, rajon i Italisë Qendrore. Policia ka nisur kërkimet përmes qenve të stërvitur, ndërkohë që prokuroria e Akuilas ka nisur një hetim.
Sipas presidentit të shoqatës kulturore “San Pietro della Ienca”, Pasquale Corriere, i cituar nga agjencia zyrtare italiane ANSA, ekzistojnë vetëm tri provëza në të gjithë botën që mbajnë gjakun e Papa Gjon Pali II.
Gjon Pali ka vdekur në vitin 2005 dhe do të shpallet shenjtor në muajin maj.
Në vitin 2011, sekretari privat i tij, kardinali Stanislaw Dziwisz, i ka dhënë komunitetit të Abruzos pak gjak të papës si shenjë e dashurisë që ai ka pasur për zonën malore.
Add new comment