Aus! Heidi Klum ndahet edhe nga i dashuri bodigard
Supermodelja Heidi Klum është sërish single.
40- vjeçarja është ndarë nga i dashuri i saj, që ka qenë edhe truproja e modeles.
Nuk ka zgjatur shumë lidhja e saj me Marin Kirsten, 41 vjeç.
Një zëdhënëse e modeles ka konfirmuar lajmin.
Mediat thonë se gjithçka ka nisur që në ditët e Krishtlindjeve.
Martin tani jeton në apartamentin e tij, ndërkohë që raportohet se kontrata e tij si truprojë personale e modeles nuk është prishur. Ai paguhet 200 mijë dollarë në vit për këtë punë.
Kurse Klum tani ka mbetur me katër fëmijët e saj në vilën trekatëshe në Bel Air.
Add new comment