Bloom pas ndarjes nga Miranda Kerr gjen dashurinë me një franceze
Orlando Bloom duket se nuk e ka pasur të vështirë ta zëvendësojë modelen Miranda Kerr pas divorcit të tyre pas tre vjetëve martesë. Aktori 37 vjeçar është fotografuar në shoqërinë e një femre tjetër, që mesa duket është dashuria më e fundit e Bloom. Ajo quhet Nora Arnezeder, një modele shumë e bukur franceze 24 vjeçare.
Çifti janë fotografuar pas një takimi në një bar teksa hipnin të dy në motor. Sipas një burimi pranë aktorit, Orlando dhe Nora kishin qëndruar për më tepër se dy orë së bashku në bar duke pirë dhe biseduar tërësisht të vetëm.
Add new comment