Blue Ivy, e detyruar të shëtisë botën

Postuar në 31 Janar, 2014 05:28

Në moshën 2-vjeçare, Blue Ivy po shndërrohet në mbase fëmijën që ka parë më shumë vende të botës.
E mitura ka shoqëruar të ëmën në pothuajse të gjithë destinacionet e turit të saj, ndërsa gjatë javës, 32-vjeçarja postoi në një rrjet shoqëror imazhe të reja private dhe të momenteve të saj me të bijën.

Në një prej fotove, Beyonce dhe Blue Ivy ndodhen midis pajisjeve muzikore të një prapaskene, ndërsa në një tjetër 2-vjeçarja është me babain në një tjetër tur të reperit.

Me turin e Beyonce që do të përfundojë në Portugali në muajin Mars, për Blue Ivy do të ketë ende rrugë për të bërë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.