Paz de la Huerta pozon krejtësisht nudo
Paz de la Huerta pozon krejtësisht nudo
30/01/2014
Nuk e ka problem të shfaqet nudo para publikut pasi e kë bërë këtë gjë në disa skena të serialit amerikan Boardwalk Empire dhe duke pozuar për revistën ‘Playboy’ të vitit të kaluar.
Kështu që nuk është për t’u habitur që Paz de la Huerta është zhveshur sërish në fotot promovuese të filmit të saj të ri me titull ‘Nurse 3D’. Aktorja, e cila në film interpreton një infermiere të përkushtuar në punën e saj, por me një anë të errët, pozon krejtësisht nudo përveç takave të larta dhe një kapeleje infermiereje.
Në fotot e tjera Paz de la Huerta është më e mbuluar.
Filmi ‘Nurse 3D’ tregon historinë e një infermiereje të përkushtuar ndaj punës së saj gjatë ditës, ndërsa gjatë natës ajo shndërrohet në një vrasëse të burrave që tradhëtojnë gratë e tyre.
Filmi do të shfaqet për herë të parë në 7 shkurt 2014.
Add new comment