Dhëndri i kryeministrit hap McDonald’s në vendin komunist

Gjigandi i ushqimit të shpejtë, McDonald’s, që shpesh shihet si simbol i kapitalizmit amerikan, ka hapur restorantin e parë në Vietnamin e kontrolluar nga komunistët.
Sipas BBC, qindra njerëz u grumbulluan në pritje të hapjes së restorantit në jug të qytetit Ho Chi Ming.
Ho Chi Minh njihej si Sajgoni gjatë Luftës së Vietnamit. Aty ishte e vendosur qeveria e mbështetur nga amerikanët deri kur qyteti ra në duart e komunistëve 38 vjet më parë.
Restoranti është në pronësi të dhëndrit të kryeministrit.
Henry Nguyen tha se e ka pasur ëndërr të sjellë një McDonald’s në Vietnam.
Një lëvizje e tillë tregon urinë e madhe të Vietnamit për markat perëndimore dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Pavarësisht një ngadalësimi të ekonomisë, markat e huaja janë popullore mes rinisë.
Në vend ka Starbucks, Subway, Burger King dhe KFC.
Add new comment