Turqia mbyll kufijtë me Sirinë

Forcat e regjimit sirian po vijojnë sulmet ndaj rebelëve të opozitës në Alepo. Zyrtarët turkë, ndërkaq, njoftuan se po mbyllen kufijtë e shtetit me Sirinë për shkak të dhunës.
Raportet nga Ankaraja thonë se Turqia do t’i mbyll të gjitha pikat kufitare me Sirinë për të ndaluar kalimin e automjeteve nga njëri shtet në tjetrin, raporton REL.
Por, gjithashtu raportohet se refugjatët sirianë kanë hyrë për në territorin e Turqisë përmes rrugëve që përdoren zakonisht për kontrabandimin e mallrave të ndryshëm. Organizatat vëzhguese për të drejtat e njeriut thanë se është rritur shkalla e luftimeve në Alepo përgjatë natës.
Ballkanweb.com
Add new comment