Numër rekord i të papunëve në Eurozonë

Bashkimi Evropian njoftoi se numri i personave të papunë në 17 shtete të Eurozonës ka shënuar një rekord të ri në muajin qershor. Zyra për statistika e BE-së, Eurostat, bëri të ditur se më shumë se 17 milionë njerëz ose 11.2 për qind u regjistruan si të papunë gjatë muajit qershor.
E përkthyer në shifra bëhet fjalë për më shumë se 123 mijë njerëz në krahasim me muajin maj, ndërsa ky është niveli më të lartë i papunësisë në Eurozonë që prej viti 1999.
Përqindjen më të lartë të njerëzve të papunë e ka Spanja me 25 për qind, e pasuar nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda, të cilat që të gjitha kanë kërkuar pakot ndihmëse financiare nga BE-ja.
Albanian Screen
Add new comment