Kolumbi, ndalohet transmetimi i videoklipit Shakira-Rihanna.

Postuar në 09 Shkurt, 2014 16:44

Një politikan kolumbian e ka cilësuar si imoral dhe vulgar videoklipin më të ri të Shakirës dhe Rihanës, “Can’t Remember To Forget You”.
Ai ka deklaruar se kjo video duhet të bllokohet menjëherë në internet. Videoklipi i dy këngëtareve më seksi të skenës botërore Shakira dheRihanna është tejet “i nxehtë”.

Në këtë klip ato kanë ekspozuar format e tyre shpërthyese, dhe më provokuese si kurrë më parë. Marco Fidel Ramirez shtoi më tej se skenat në shtrat dhe pirja e duhanit do të dëmtonin integritetin moraltë fëmijëve, pasi përmbajnë imoralitet.

Politikani i ka dërguar një letër këngëtares ku i kërkon ta heq videon nga interneti. “Jam një adhurues i Shakirës, ajo është një yll i muzikës, prandaj nuk ka nevojë për këto skena”, deklaroi Ramirez.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.