Ja cila është çmenduria e radhës e Di Caprio

Postuar në 10 Shkurt, 2014 06:51

Leonardo Di Caprio ka dashur me çdo kusht të ishte tërësisht i dehur. Për këtë arsye ka vendosur të mësojë nga një video shumë popullore, e cila shfaqet në YouTube dhe ka protagoniste “Njeriun më të dehur në botë”.

“Më ka habitur mënyra se si ai përplasej me tokën dhe ngrihej përsëri. Kjo më ka bërë me të vërtetë përshtypje dhe më ka intriguar tej mase”, ka shpjeguar aktori gjatë fjalës së tij në Santa Barbara International Film Festival.

Sipas tij, çdo gjë është një art më vete. “Nuk është aspak e lehtë të bëhesh tapë dhe të humbasësh vetëdijen në atë fazë. Jo të gjithë mund ta bëjnë”, është shprehur aktori duke qeshur. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.