Durrës, kopshtet e mbipopulluara

Pothuajse te gjithe kopshtet publike ne qytetin e Durresit edhe kete vit do te jenë të mbipopulluar. Kerkesat ne rritje vit pas viti kane bere qe tashme çdo grup te kete nga 45- 50 femije duke veshtiresuar se tepermi punen e edukatoreve. Dy nga kopshtet e Durresit, "1 Qershori" dhe "7 Marsi" kanë kapacitete për të pritur 100 femije ne tre grupet e tyre, por numri e vitet e fundit, ashtu edhe kete vit do te shkoje nga 150- 170 femije. Drejtueset e ketyre kopshteve shprehen se nje pjese e madhe e kërkesave jane refuzuar, pasi numri i të regjistruarve ka kaluar çdo limit.
"Si kopësht kapaciteti duhet të jetë 100, por kërkesa ka pasur shumë. grupi i parë kët vit është 50 fëmijë, grupi i dytë 50 dhe i treti 50 fëmijë"- thotë Violeta Farruku, drejtoreshe e kopshtit "1 Qershori".
Aktualisht ne te gjitha mjediset e kopshteve jane duke u bere pergatitje per pritjen e femijeve ne daten 10 shtator kur edhe fillon procesi mesimor per vitin 2012- 2013. Prej vitesh ne qytetin e Durresit nuk eshte ndertuar asnje kopsht i ri, ne ndryshim nga ndertimi i disa godinave per çerdhe te reja. Albanian Screen
Add new comment