Rihanna: Gati sa nuk kishte falimentuar !

Postuar në 13 Shkurt, 2014 16:26

Rihanna ka thënë se kontabilisti i saj mori aq shumë vendime krye në veti saqë gati sa nuk e kishte bankrotuar tërësisht këngëtaren kah fundi i vitit 2009.

Bukuroshja nga Barbadosi në dokumentet legale ka pohuar se në fillim të këtij viti kishte 11 milionë dollarë por në fund të vitit kishte mësuar se kontabilisti i saj kishte bërë shumë gabime duke i lënë këngëtares vetëm dy milionë.

Për të rënduar edhe më shumë situatën, shpenzimet e saj u dyfishuan dhe kështu ajo ishte buzë falimentimit, transmeton Koha.net.

Se si i shpenzoi 9 milionë dollarë, ajo ka thënë se kontabilisti ia kishte dhënë dritën e gjelbër për të blerë një shtëpi në vlerë prej 7 milionë. Kështu ajo pranoi këshillën e tij, por më vonë të njëjtën shtëpi e kishte shitur me dy milionë dollarë humbje.

Ajo gjithashtu ka pohuar se edhe me turneun “Last Girl on Earth” kishte pësuar humbje të mëdha në para por që këtë asnjëherë nuk ia ka bërë me dije ai.

Dokumentet legale janë paraqitur në lidhje me padinë që Rihanna e ka bërë kundër kontabilistit të saj.

Sidoqoftë, këngëtarja seksi ishte këndellur. Tani besohet se ka një pasuri prej 43 milionë dollarëve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.