BSH: Ulen interesat e kredive në lekë

Për herë të parë që nga marsi 2012, normat mesatare mujore të interesit të kredive në lekë të bankave shënuan një rënie të lehtë në muajin gusht.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se norma mesatare e ponderuar e kredisë së re mujore në lekë për sistemin bankar për të gjithë afatet e maturimit rezultoi 11.11% në gusht, në rënie të lehtë nga 11.39% që ishte në korrik 2012. Megjithatë, interesat e kredisë në lekë janë më të larta në krahasim me dhjetorin 2011, kur ato rezultuan 10.82%.
Lehtësimi i vazhdueshëm i politikës monetare të BSH-së nuk po jepte efekt te interesat e kredive, për faktin se bankat, në caktimin e kostos së kredisë ndjekin më shumë tendencën e yield-it (interesave të bonove të thesarit). Këto të fundit qëndruan të larta në shtatë muajt e parë të vitit, për shkak të uljes së ekspozimit në letrat me vlerë të qeverisë të disa bankave të mëdha, duke qëndruar rreth 7.2-7.3% (për maturimin 1 vjeçar) për të gjithë këtë periudhë. Vetëm në gusht filloi zbritja e tyre nën 7%, që u reflektua më pas dhe në reduktimin e interesave të kredive në lekë.
Ballkanweb.com
Add new comment