Dy lezbiket me të famshme në botë.

Postuar në 21 Shkurt, 2014 16:14

Mes aktores se Fast and Fourious, Michelle Rodriguez dhe supermodeles Cara Delevingne ka dicka që sipas dy vajzave, është dashuri!
Deklarata vjen pikërisht nga aktorja e filmit “Avatar”, prirjet biseksuale të së cilës janë të njohura. Për britaniken “The Mirror”, Rodriguez deklaroi se kishte disa kohë që frekuentonte modelen 21-vjeçare Delevingne .
“Kur nisëm të frekuentoheshim mendoja se ajo ishte fantastike dhe që shkonim shumë bashkë, por asgjë më shumë. Cara është edhe tip i fortë, nuk do doja kurrë të zihesha me të!”, këto janë fjalët që praktikisht kanë shuar çdo dyshim për historinë e aktores amerikane me top modelen angleze.
Nga ana tjetër edhe Delevingne nuk është se e ka mbajtur mister biseksualitetin e saj në të shkuarën, duke qenë se shumë shpesh është përfolur për një “histori” mes saj dhe këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora.
Sipas një burimi për The Mirror, Michelle dhe Cara do të marrin pjesë bashkë në festën e beqarisë të Poppy Delevingne, motra e modeles, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Los Angeles.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Mos! Edhe Rita Ora biseksuale?!? Na felliqi kombin, na felliqi.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.