Stilisti kërkon $30 mln dëmshpërblim nga Minaj.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 03:29

Ish-stilisti i Nicki Minaj, Terrence Davidson, ka ngritur padi kundër këngëtares për shitjen e parukave të bazuara në dizajnet e bëra nga ai.

Davidson kërkon nga këngëtarja dëmshpërblim prej 30 milionë dollarësh.

Stilisti ka punuar për Minaj nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe asokohe kishte bërë paruke për videoklipet muzikore të 31-vjeçares.

Ai thotë se këngëtarja tash përmes një faqeje interneti i shet parukat me dizajn të tij, ndërsa më herët ka refuzuar që ta përfshijë stilistin në këtë biznes.

Sipas avokatit të stilistit, parukat e klientit të tij i kanë ndihmuar Minaj që të përfitojë në karrierën e saj dhe në aspektin material në vitet e kaluara.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.