Winona Ryder: Njerëzit duhet ta festojnë plakjen.
Winona Ryder ka deklaruar se ndihet mirë me moshën e saj dhe nuk e kupton pse femrat në botën e spektaklit duan të qëndrojnë të reja gjithmonë.
Aktorja 42-vjeçare, në një intervistë për revistën ‘Red’, i ka bërë thirrje femrave të mos e luftojnë plakjen, por ta pranojnë me gëzim atë.
“Indianët e Amerikës kanë pasur shumë respekt për të moshuarit. Atëherë, sa më i vjetër të ishe, aq më fantastik ishe. Nuk dua të mërzis ato që e kanë bërë, por mua nuk më pëlqen aspak kjo gjëja e operacioneve plastike. Më pëlqejnë ata njerëz që respektojnë rrudhat e tyre”, tha Winona.
Në lidhje me jetën personale, Winona theksoi se është shumë e lumtur me të dashurin e saj aktual, Scott Mackinlay Hahn.
Add new comment