E mrekullueshmja: Margot Robbie në “ELLE Magazine”
Margot Robbie është aktorja më e përfolur kohën e fundit në Hollivud, falë rolit të saj në filmin e Martin Scorsese “The Wolf of Wall Street”.
Që pas performancës në krah të Leonardo DiCaprio në këtë film, 23-vjeçarja ka oferta të panumërta për intervista dhe sete fotografike.
E fundit është ajo e versionit australian të revistës “ELLE”, ku Robbie duket e mrekullueshme me një fustan të Stella McCartney.
Aktualisht, Margot Robbie po xhiron skenat e filmit komedi “Focus”, ku do të interpretojë edhe Will Smith, ndërsa menjëherë pas tij e presin xhirimet e filmit “Tarzan”, ku do të luajë rolin e Jane Porter.
Add new comment