Ky është iPhone që kushton 1 milion dollarë!

Postuar në 05 Mars, 2014 09:04

Produktet e familjes iPhone nga kompania Apple janë portretizuar tashmë si marka të cilat kushtojnë shumë dhe që blihen nga perdorues me një status të mirë financiar.
Megjithatë nje iPhone si ky në foto, tejkalon cdo parashikim.
Ai kushton më shumë se një apartament, një makinë apo një truall toke.
Pajisja në fjalë është krijuar nga argjendaria Alchemist në Londër, ky është iPhone më i shtrenjtë në histori. Është i larë në flori dhe i mbuluar nga 700 gurë diamante.
Alchemist London është një argjendari e specializuar për zbukurimin me xhevahire të kompjuterave, tabletave dhe telefonave “smart”. Sipas kësaj argjendarie, janë dashur 7 muaj për përfundimin e këtij iPhone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.