Rita Ora i ka thënë JO X Faktorit!

Postuar në 06 Mars, 2014 08:24

Rita Ora i ka thënë JO kërkesës për t’u bërë pjesë e jurisë së X Factor. Vendimi nënkupton se ajo ka humbur mundësinë e fitimit të 1 milion sterlinave. Pas paraqitjes së suksesshme të këngëtares si mysafire në jurinë e programit, Simon kishte llogaritur në të si pjesë përbërëse të jurisë me orar të plotë.

“Ritës edhe zyrtarisht i është ofruar puna në X Factor dhe ka qenë shumë e mahnitur nga kjo ofertë, por megjithatë e ka refuzuar. Aktualisht ajo është në Los Angeles duke punuar jashtëzakonisht shumë në studio. Ajo do të sjellë një album të ri këtë verë – ky është prioriteti i saj”, ka thënë një burim i afërt me Ritën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.