Shakira: Pique nuk më lejon të kem meshkuj në klipe.
Shakira ka zbuluar se partneri i saj, Gerard Pique, nuk i lejon asaj që të ketë meshkuj në videoklipet muzikore.
Bukuroshja 37-vjeçare e “She Wolf” ka thënë se natyra xheloze e futbollistit e ka bërë që t’i ndalojë meshkujt në videot e saja.
“Është shumë xheloz”, ka thënë ajo për revistën “Billboard”. “Meqenëse nuk më lejon meshkuj në video... më duhet t’i bëjë ato skena me femrat”, ka shtuar ajo, duke iu referuar bashkëpunimit të saj të fundit me Rihannan.
“I vetmi njeri që mund të më afrohet është Rihanna”, ka thënë Shakira duke qeshur. Shakira dhe Pique janë bërë prindër për herë të pare janarin e kaluar.
Add new comment