Aktorja e roleve seksi: S`dua që meshkujt të më shohin si objekt!

Postuar në 25 Mars, 2014 13:11

Aktorja Scarlett Johansson ka fituar famë falë roleve seksi si ai në filmin ‘Lost in Translation’. Megjithatë në një intervistë për revistën ‘The Wall Street Journal’ aktorja thotë se nuk do që të shihet më si objekt dëshire.
“Është bukur të jesh e famshme, por unë nuk dua të jem më një objekt dëshire”, tha 29-vjeçarja, e cila po pret fëmijën e saj të parë.
Scarlett shpreson që të ketë një jetë ku të ketë kohë për profesionin dhe familjen njëkohësisht: “Besoj seekziston mundësia të mbaj familjen time dhe në të njëjtën kohë të bëj një film në vit ose të bëj teatër. Dua të kem gjithçka.”
Kjo intervistë u bë për promovimin e filmit të saj më të fundit me titull ‘Captain America: The Winter Soldier’. Pas shumë filmave të pavarur, Johansson tha se kishte dëshirë të ishte pjesë e një filmi të suksesshëm komercial.
“Doja të isha në një film të tillë, që është i bukur dhe fitimprurës në të njëjtën kohë”, tha aktorja, e cila në këtë film do të interpretojë superheroinën me emrin Vejusha e Zezë.

  

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.