Beyonce paditet nga fanset!
Dy fanse të Beyonce Knowles kanë vendosur që ti kundërvihen këngëtares, madje edhe ta padisin atë. Kështu raportojnë mediat e huaja.
Raquel Castellanos dhe Gabriella Davidson kanë vendosur të marrin masa pasi sipas tyre ato u shtypën nga turma në një nga koncertet e yllit me famë botërore.
Dy fanset tregojnë se kishin mbërritur në vendin ku do të mbahej koncerti i Beyonce dhe kishin siguruar një vend në fillim të sallës, fare pranë skenës.
Por ndërkohë që orët kalonin, grupi i njerëzve jashtë u bë gjithnjë e më i madh dhe kur u hapën dyert, turma e fansave u fut brenda dhe morën përpara edhe dy “fatkeqet”, duke i rrëzuar përtokë derisa u ra të fikët. Vajzat deklarojnë se nga shkelja pësuan edhe thyerje të kockave.
Sipas tyre, organizatorët, ku do të realizohej koncerti por dhe vetë Beyonce janë përgjegjës për kaosin dhe nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë aksident.
Ndërkohë, 32-vjeçarja Beyonce, e mbylli turneun e saj botëror “Mrs Carter Show” muajin e shkuar. Orët e gjata në skenë ia vlejtën pasi ky turne është vlerësuar si një ndër më të suksesshmit të këngëtares.
Add new comment