Ermonela Jaho: E emocionuar që rrethohem me dashuri e vlerësim.

Postuar në 05 Prill, 2014 09:38

“Nuk ka emocion më të madh dhe kënaqësi të jashtëzakonshme kur ndihesh e rrethuar me dashuri dhe vlerësim”, u shpreh të shtunen në mesditë , sopranoja e njohur Ermonela Jaho gjatë ceremonisë së nderimit me medalje nga Kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së saj sopranoja Ermonela Jaho theksoi se  falenderonte pjesëmarrësit dhe kryeministrin Rama.

“Doja të thoja se nuk ka emocion më të madh dhe kënaqësi të jashtëzakonshme, kur ndihesh e rrethuar me dashuri dhe vlerësim. Mendoj se vlerësimi për njëri- tjetrin është çelësi kryesor i suksesit të çdo lloj ndërmarrje. Këtë gjë provova me rolin tim në operën “Madame Butterfly” në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë”, tha sopranoja e cila  vite qe kendon  ne skenat më prestigjioze të botës me shumë sukses.

“Gjithmonë kemi menduar dhe këtu flas në emër të shumë artistëve me të cilët kam folur jashtë Shqipërisë, që e kemi vështirë të vlerësojmë e bashkëpunojmë me njëri tjetrin, por në momentin kur  i gjejmë çelësin zemrës, respektojmë, vlerësojmë bashkëpunojmë me njëri tjetrit.  Ne shqiptarët bëjmë mrekullira, siç ishte  mrekullia kur bashkuam të gjithë zemrat,  në operën “Madamme Butterfly” . Ishte ky  rezultat , që bëri që njerëzit donin të vinin jo për të parë këngëtaren, por për të ndjerë diçka të vërtetë e të sinqertë, që vinte nga ky bashkim zemrash që bëmë ne artistët shqiptarë”, nënvizoi sopranoja Jaho.

Sopranoja e njohur  Ermonela Jaho u rikthye në skenën shqiptare me operën “Madam Butterfly” në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë pas shtatë vitesh mungesë.

Ajo ka interpretuar dhe vazhdon të shënojë në kalendarin e saj artistik,  skenat më të njohura operistike si Opera Mbretërore e Londrës, Teatri i Scala-s të Milanos, OperaMetropolitan e Nju Jork-ut, Teatri i Champs-Elysees,etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.