Top 5 komplekset mashkullore.
Ashtu si femrat edhe meshkujt kane komplekse lidhur me fizikun e tyre. Po cilat janë ato pjese qe i shqetësojnë me tepër? Mos me tregojnë te shëndoshë këto xhinse? Mos i preva shume shkurt flokët dhe me duket hunda e madhe? Edhe meshkujt kane komplekse.
Sipas një studimi britanik meshkujt ashtu si femrat ëndërrojnë te kenë fizikun ideal. Sipas një anketimi te bere mbi 20.000 persona, ata kalojnë mesatarisht tre ore ne jave duke u stresuar dhe duke menduar për “zonat e tyre problematike.” Një pjese e tyre madje, mbajnë dieta ne mënyrë te fshehte.
Ja disa zona për te cilat meshkujt kane me shume komplekse.
Barku
58% e meshkujve janë te fiksuar pas barkut dhe stresohen për këtë fakt.
Dhembet
Për 20% te meshkujve ngjyra e dhëmbëve përbën problem. Ne sytë e tyre ata gjithmonë duken me te verdhe sesa janë ne te vërtetë.
Flokët
Edhe pse shumica i mbajnë te shkurtër, 19% kane komplekse lidhur me flokët.
Gjoksi
Ndryshe nga femrat qe duan te kenë një gjoks voluminoz, meshkujt ëndërrojnë një gjoks me muskuj dhe sa me te drejte.
Muskujt
14 % e meshkujve mendojnë gjithë kohës për muskujt apo për mungesën e tyre.
Një këshillë e vogël: Te dashur meshkuj, ne vend qe te bëni çmenduri dhe te kryeni shpenzime pa fund për te ndryshuar pamjen tuaj, pranojeni veten siç jeni. Nuk është e rëndësishme te dukeni mire ne sytë e te tjerëve, por se pari duhet te ndiheni mire me veten.
Add new comment