Angelina Jolie ka lëvdëruar Pittin.

Postuar në 15 Prill, 2014 15:02

Derisa po spekulohet se Angelina Jolie është xheloze ndaj raporteve të partnerit të saj, Brad Pitt, me koleget dhe ish-femrat e tij, në një intervistë të re, aktorja ka thënë vetëm lëvdata për hamshorin hollivudian.

“Është një personalitet mjaft seksi dhe i bukur te një mashkull, kur përgjegjësitë e tij prindërore i pranon me seriozitet të madh”.

“Ai është aq i natyrshëm dhe i lumtur kur luan me ta (fëmijët)”, ka theksuar Jolie.

38-vjeçarja dhe Pitt kanë gjashtë fëmijë së bashku, ndërsa Angelina ka pranuar se asnjëherë nuk e kishte imagjinuar se do të bëhej nënë, e le më të kishte aq shumë fëmijë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.