Largësia, xhelozia dhe botoksi çojnë drejt ndarjes Kidmanin.

Postuar në 19 Prill, 2014 09:14

 

Spekulohet se edhe një tjetër çift i famshëm është pranë ndarjes. Bëhet fjalë për Nicole Kidman dhe burrin e saj, Keith Urban, martesa e të cilëve është në krizë.

Edhe pse aktorja gjithmonë ka thënë se këngëtari është shpirti i saj binjak, siç duket gjërat kanë ndryshuar në lidhjen e tyre.

Nicole aktualisht po qëndron në Australi me vajzat e saj, ndërsa Urban gjendet në SHBA, ku është pjesë e jurisë së spektaklit për talentë, “American Idol”.

Sipas The Star, Kidman është xheloze për kolegen e Urban në juri, Jennifer Lopez, për të cilën mediat raportojnë se muzikanti po flirton me të.

Për më shumë, gjashtë muajt e fundit çifti australian i ka kaluar ndaras dhe kjo do të vazhdojë, pasi këngëtari do të nisë një turne të gjatë koncertesh. Dhe Nicole ka frikë nga largësia, pasi në të njëjtën mënyrë u nda nga Tom Cruise.

Veç largësisë, një tjetër problem në lidhjen e tyre është edhe botoksi. Thuhet se aktorja është e fiksuar pas botoksit dhe dukjes së saj të freskët, ndërsa kjo po i pengon Urbanit. Edhe pse spekulimet thonë se edhe ai i është nënshtruar korrigjimit estetik dhe tash ka marrë të ashtuquajturën dukje plastike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.