Largësia, xhelozia dhe botoksi çojnë drejt ndarjes Kidmanin.
Spekulohet se edhe një tjetër çift i famshëm është pranë ndarjes. Bëhet fjalë për Nicole Kidman dhe burrin e saj, Keith Urban, martesa e të cilëve është në krizë.
Edhe pse aktorja gjithmonë ka thënë se këngëtari është shpirti i saj binjak, siç duket gjërat kanë ndryshuar në lidhjen e tyre.
Nicole aktualisht po qëndron në Australi me vajzat e saj, ndërsa Urban gjendet në SHBA, ku është pjesë e jurisë së spektaklit për talentë, “American Idol”.
Sipas The Star, Kidman është xheloze për kolegen e Urban në juri, Jennifer Lopez, për të cilën mediat raportojnë se muzikanti po flirton me të.
Për më shumë, gjashtë muajt e fundit çifti australian i ka kaluar ndaras dhe kjo do të vazhdojë, pasi këngëtari do të nisë një turne të gjatë koncertesh. Dhe Nicole ka frikë nga largësia, pasi në të njëjtën mënyrë u nda nga Tom Cruise.
Veç largësisë, një tjetër problem në lidhjen e tyre është edhe botoksi. Thuhet se aktorja është e fiksuar pas botoksit dhe dukjes së saj të freskët, ndërsa kjo po i pengon Urbanit. Edhe pse spekulimet thonë se edhe ai i është nënshtruar korrigjimit estetik dhe tash ka marrë të ashtuquajturën dukje plastike.
Add new comment