Shoqërohet në polici shefi i kabinetit të Halimit, pronar i disa kazinove

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:30

Në kuadër të operacionit “Fundi i marrëzisë” është shoqëruar në polici ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, Arben Braçe. Ndalimi i tij nga forcat e policisë u bë mbrëmjen e sotme pranë stadiumit ‘Dinamo”.

Mësohet se blutë e kanë shoqëruar Braçen pas tentoi të ndalonte policinë për kontroll në disa pika lojërash fati, të cilat dyshohet se janë në pronësi të tij.

Pas shoqërimit të tij, policia ka vazhduar kontrollin në kuadrin e operacionit “Fundi i marrëzisë”.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.