Daçiç preferon të flasë me kryeministrin Rama për ndarjen e Kosovës

Postuar në 17 Tetor, 2013 03:47

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, do të preferonte që dialogun e tij me kreun e qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ta zhvendosë në dialogun me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Burime ndërkombëtare në Prishtinë i kanë thënë gazetës Tribuna se Ivica Daçiç nuk ka hequr dorë nga ideja e tij, sado që prezantohet si private, se një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve për ridefinimin e kufirit, do të ishte zgjidhje më e mirë sesa marrëveshjet e Brukselit që po arrihen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton.

Sipas këtyre burimeve, Daçiç është duke këmbëngulur që pavarësisht pozicioneve ndërkombëtare që çështja e kufijve të mos trajtohet, këtë temë ta provokoj për diskutim në një takim të mundshëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama…/gazeta Tribuna

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.