Sistemimi “rrufe” i familjeve rome

Postuar në 17 Tetor, 2013 03:50

Menjëherë pas publikimit të raportit të KE mbi statusin kandidat të Shqipërisë në BE,  37 familjet rome që jetonin  tek rruga e Kavajës janë transferuar natën e kaluar në ambientet e ish-repartit ushtarak në Shishtufinë.

Zhvendosja e romëve është kryer nga Ministria e Mirëqenies Sociale nga ora  03:00 deri 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Romët janë vendosur në godinën e rikonstruktuar të ish-repartit ushtarak në Shishtufinë. 

Mësohet se mbrëmë romët kundërshtuan zhvendosjen e tyre gjatë orëve të natës duke kërkuar që veprimet të ndërmerreshin ditën.

Të drejtat e romëve ishin dhe një nga pesë rekomandimet e Brukselit për Shqipërinë për të hapur negociatat, pasi Komisioni Evropian rekomandoi dje dhënien e statusit të vendit kandidat për t’u futur në Bashkimin Evropian. 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.