Peshkopi, vret kunatën dhe më pas vetëvritet

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:36

UPDATE-  Një vrasje e dyfishtë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Peshkopi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Palama, ku Liri Ndreu, 25 vjeç ka qëlluar për vdekje kunatën e tij, Valbona Ndreu, 35 vjeç, dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. 

Ende nuk ka të dhëna se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja e rëndë. Mësohet se në momentin e konfliktit kanë qenë të pranishëm në banesë dy fëmijët e Valbonës dhe vjehrra e saj. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku pritet të zbardhe plotësisht  ngjarjen e rëndë.

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm edhe në Lezhë. Një 60 vjeçar është qëlluar për vdekje në fshatin Sukaj. Menjëherë më pas viktima është identifikuar si Mark Jaku, ndërsa si autor dyshohet Petrit Dushi, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë me burg. Policia po punon për kapjen e tij.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.