Kumbaro: Rishikim kuadrit ligjor për administrimin e trashëgimisë kulturore

Postuar në 20 Tetor, 2013 15:14

Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj të varësisë do të bëjnë evidentimin dhe përditësimin e të dhënave për monumentet e kulturës, zonat muze, ansambël muze, qendra historike dhe parqet arkeologjike, si dhe do të përcaktojë rregullat që kanë ndikim në planifikimin e territorit për secilën kategori. Në një prononcim për mediat, ministrja e Kulturës, Mirela Kombaro, tha sot se “pezullimi i dhënieve të lejeve zhvillimore që prekin zonat e Trashëgimisë Kulturore do të frenojë këtë cenim me pasoja shpesh të pakthyeshme, që i rëndojnë fort kulturës së sotme dhe kujtesës së ardhshme”.

Kumbaro theksoi se në listën e prioriteteve të institucionit që drejton, janë përcaktuar tri momente që i paraprinë konkretizimit të vendimit të mësipërm.
-Rishikimi i të gjitha vendimeve dhe të kuadrit ligjor që rregullon administrimin e trashëgimisë kulturore në këto zona.
- Përcaktimi i kompetencave të qarta të institucioneve të Trashëgimisë Kulturore, të cilat nuk duhet të veprojnë në bazë të vullneteve individuale dhe as të interesave të ditës, por si rezultat i kuadrit ligjor, vendimeve kolegjiale dhe afatgjata të eksperteve të fushës.
- Një reformë në sistemin e administrimit të TK për një menaxhim më të mirë territorial, për rritje të përgjegjësisë së aktorëve në terren dhe për një mbulim më të plotë të territorit.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.