Basha e kthen ish-selinë e PD në Drejtori Konviktesh

Ish-selia blu kthehet në institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës. Ndërtesa që deri pak muaj më parë ishte vendi ku mblidheshin demokratët është tashmë Drejtoria e Konvikteve për Shkollat e Mesme.
Pas kalimit të kësaj ndërtese, me një vendim të qeverisë “Berisha” nën pronësinë e Bashkisë së Tiranës, kreu i kësaj të fundit ka vendosur ta lërë atë në shërbim të arsimit.
Prej disa javësh në pjesën e brendshme janë kryer punimet e nevojshme për ta përshtatur ndërtesën me funksionin e ri, ndërsa e vetmja gjë që të kujton atë të vjetrin është pjesa blu e fasadës së jashtme.
DITA
Add new comment