Shkodër, katër viktima

Postuar në 22 Tetor, 2013 02:58

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në Kryebushat të Shkodrës. Një trajler goditi një automjet veturë, tip “BMW” në të cilin udhëtonin disa të rinj. 

Pas aksidentit, policia gjeti në vendin e ngjarjes katër viktima, të gjithë të moshës nga 17 deri në 19 vjeç, si dhe një të plagosur që ndodhet në gjendje të rëndë. Automjeti është me targë “SH 1818 D”, ndërsa trajleri transportonte lëndë drusore. 

Burime nga policia bënë të ditur emrat e personave të përfshirë në aksident, të cilët janë: Rael Dyli, Gjon Anamali, Ledio Pirani, Arben Meçe, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Osman Brahja është personi i plagosur rëndë. 

Sipas të dhënave të para nga policia, te dyja mjetet kanë qenë duke udhëtuar me shumë shpejtesi. Policia ka arrestuar shtetasin Prek Ndreca, drejtuesi i trajlerit të përfshrië në aksident. 

Një ditë më parë, në orët e pasdites, një çift të moshuarish gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. 

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Lumalas. Bashkëshortët e moshuar, identiteti i të cilëve nuk u bë publik, u përplasën nga një automjet në momentin që zbritën nga një furgon transporti. 

Përplasja ishte e fortë dhe si pasojë e plagëve të marra ata gjetën vdekjen e menjëherëshme. Policia, e njoftuar nga dëshmitarët e ngjarjes, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arrestoi Mefail Myrtollarin, drejtuesin e mjetit që përplasi çiftin. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se Myrtollari ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar në këtë pjesë të aksit Korçë-Pogradec.

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.