Basha: Rishikimi i buxhetit, minë me sahat

Postuar në 22 Tetor, 2013 07:20

Kryetari i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat deklaroi se rishikimi i buxhetit të vitit 2013 është minë me sahat për stabilitetin e vendit, ndërsa njoftoi se PD dhe opozita, si në komisione parlamentare, ashtu edhe në sallën e Kuvendit do të mbajnë qëndrimin e veta përmes ekspertëve për këtë ndryshim. 

"Eshtë hera e parë që një qeveri planifikon një dështim të tillë. Kjo është formula dhe përgatitja e krizës 'Rama'.Ata duan të ligjërojnë me akt normativ një krim financiar me mosmbledhjen e të ardhurave", u shpreh Basha.

Kreu i PD-së, akuzoi qeverinë aktuale për papërgjegjshmëri dhe Kryeministrin Rama dhe aleatin e tij kryesor në Qeveri Ilir Meta se po demonstrojnë hapur se nuk qeverisin dot me ligj.

"Të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm se ku do të përfundojë kjo shumë e madhe e parave që nuk do të mblidhet nga taksat dhe tatimet", u shpreh Basha.
 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.