Berisha, akuza vëllait të Ramës: Po zëvendëson sekserët, ngjitje drejt postit të nënkryetarit të PS

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:04

Berisha ne Facebook
TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha akuzon vellane e kryeministit Rama per kthim te vrullshem ne Shqiperi, cmontim te seksereve te vellait te madh ne pushtet dhe ngjitje drejt postit të nënkryetarit të PS dhe të zëvëndës kryeministrit në hije në qeveri.

Deklaratat Berisha i ka bere ne nje postim te sotem ne profilin e tij ne Facebook, ku mes te tjerash shkruan se pas “përfundimit me sukses të operacionit të lojrave të fatit, në të cilat Olsi me “Hakmarrjen për Drejtësi “ pritet së shpejti të vendosë monopolin vllazëror, ai po studjon fusha të tjera ndërmjetësimi”.

Postimi i plote i Berishes ne FB

Vëllaçko Olsi nuk shkoi vetë por e deshi Peleshi për nënkryetar në Izrael!

Të dashur miq, vëlla Olsi, që jetoi në ekzil në SHBA për shumë vite, muajt e fundit është kthyer vrullshëm në Shqipëri. Ai po çmonton dhe zëvëndëson me shpejtësi një nga një sekserët e Vëllait të madh (në pushtet) dhe po ngjitet me sukses drejt postit të nënkryetarit të PS dhe të zëvëndës kryeministrit në hije në qeveri.

Pas përfundimit me sukses të operacionit të lojrave të fatit, në të cilat Olsi me “Hakmarrjen për Drejtësi “ pritet së shpejti të vendosë monopolin vllazëror, ai po studjon fusha të tjera ndërmjetësimi.

Kështu në delegacionin qeveritar që vizitoi Izraelin, kryetari i delegacionit Niko Peleshi i kërkoi shefit të tij Edi Ramës që në këtë vizitë të parë qeveritare jashtë vendit të kishte si nënkryetar të delegacionit z. Olsi Rama mbasi vetëm ai mund ti bënte zap deputetët anëtarë të delegacionit. Shefi i Nikos e pranoi kërkesën por vetëm me kushtin që biletën e udhëtimit nënkryetari Rama ta priste me paratë e tij. Mirëpo Olsi në Jeruzalem e trajtonte Nikon si vartësin e tij për të mos thënë më keq. Keshtu tani, perveç Edit, kushurirës dhe Bledit në qeveri, në hije dhe vetëm për bizneset do të kemi Vëllaçko Olsin!

Prisni ky është vetëm fillimi!! sb

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.