Tahiri: Në emergjenca vetëm 570 USD

Postuar në 29 Tetor, 2013 08:14

“Situata është më shumë se dramatike në përballjen me çdo emergjencë të mundëshme gjatë stinës së dimrit”.

Kështu është deklaruar përpara Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ministri i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri. Sipas tij në buxhetin e Ministrisë që ai drejton në fondin për emergjenca ndodhen vetën 570 dollarë. Ndërsa si bazë llogjistike vetëm 2 borëpastruese dhe dy fadroma. Debatet mes ministrit Tahiri dhe deputetëve të opozitës vijoi me emërimet në Policinë e Shtetit. Zoti Tahiri deklaroi në Komision se të gjitha emërimet janë të bazuara në ligj përfshi emërimin e shumë debatuar të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Sipas tij ndryshimi strukturës së policisë ka nisur me disa propozime nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj në kuadër të rritjes së performancës menaxheriale.

Por deputeti i opozitës Astrit Patozi tha se këto emërime janë të kundraligjshme, duke hedhur poshtë eksperiencën dhe trajnimet e shumë oficerëve të policisë. Situata me emërimet sipas Astrit Patozit ngre një shqetësim të madh për atë, nëse jemi duke shkuar drejt një policie politike.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.