Abuzime në “Albpetrol”, prangosen gjashtë persona

Postuar në 06 Nëntor, 2013 03:15

Pesë punonjës të kompanisë së naftës “Albpetrol” dhe një person tjetër janë ndaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Burime nga policia e Fierit, bëjnë me dije nga hetimet e Prokurorisë së rrethit është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë ” Albpetrol ” sh.a kanë konsumuar elementët e veprës penale ” shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë. Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon.

Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit: H.Gjeka, 47 vjeç, me detyrë shef zyre në kompaninë “Albpetrol”, G.Kodhelaj, 55 vjeç, me detyrë specialist, V.Ndoni, 33 vjeç, me detyrë Inxhinier, V.Xhaferraj, 50 vjeç, me detyrë inxhinier, Dh. Ceco, 60 vjeç, me detyrë inxhinier si dhe administratori i një shoqërie private, Sh.Rama, 49 vjeç. Të pestë zyrtarët, anëtarë të komisionit të kolaudimit, janë arrestuar në mesnatë, pasi gjykata e Fierit, me kërkesë të prokuroria e Fierit, urdhëroi masën e ”arrestit me burg“. Ky urdhër ekzekutimi është zbatuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Fier. Mësohet se kallëzimi për 5 punonjësit është bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe më pas prokuroria ka nisur hetimet.

Së bashku me zyrtarët, është kryer edhe arrestimi i administratorit të një shoqërie private, i cili nëpërmjet mashtrimit i ka shitur kompanisë ” Albpetrol sh.a ” autosondën jashtë kushteve teknike dhe duke ndryshuar vlerën e tij.

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.