“Rama së shpejti do të vizitojë Beogradin”

“Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, dhe se do të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe për ekonominë”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pasi u pyet nga një i ri serb, në lidhje me marrëdhëniet që shteti Shqiptar do të ndërtojë me shtetin e Serbisë.
Bushati ka deklaruar se: “Institucioni i Ministrisë së Jashtme ka si qëllim të intensifikojë marrëdhëniet dy paleshe në disa sektorë, kryesisht në bujqësi, energjetikë dhe në turizëm”. Ministri i Jashtëm ka bërë deklaratat në seminarin “Akademia Rajonale për Demokracinë”, që u mbajt në Durrës.
Vizita e Kryeministrit, Edi Rama në Beograd do të ishte vizita më e lartë mes vendeve. Kjo pasi deri tani ka pasur vizita në rang ministrash të Jashtëm dhe zv.kryeministrash. Ministrin i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në tetor të vitit të kaluar. Ndërsa vizita e fundit më e lartë e zyrtarëve shqiptarë në Serbi është ajo e Ilir Metës, e cila u zhvillua në vitin 2010.
Shekulli
Add new comment