“Ligji për nëpunësin do të zbatohet”

Postuar në 10 Nëntor, 2013 09:36

“Do të procedohet në mënyrë konstruktive, parimore dhe transparente.”

Duke u treguar i matur për ta cilësuar përplasje të parë mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani kthimin prej tij për rishqyrtim në Kuvend të Aktit Normativ për nëpunësin civil, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dha këtë përgjigje për pyetjen si do të veprohet me dekretin e presidentit Bujar Nishani.

Kur thoni konstruktiv, do të thotë që do ta rrëzoni dekretin e Presidentit?

Këtë do ta vendosë Parlamenti.

A
Nepunesi
Akti Normativ merr 84 vota
PD paralajmëron protesta
“Nëpunësi”, të enjten në Parlament
mund të quhet kjo përplasja e parë mes Presidentit dhe mazhorancës?

E para, çdo institucion ka përgjegjësitë e tij; së dyti, ndarja e pikëpamjeve nuk do të thotë se ka diçka që nuk shkon. Demokracia prandaj është e bukur, se jo të gjithë mendojnë njësoj.

Por, megjithë maturinë e kryeparlamentarit për ruajtjen e raporteve instutucionale të mazhorancës së majtë me Presidentin Nishani, Ilir Meta thotë se synimi i Aktit Normativ nuk është ndryshimi i ligjit për nëpunësin civil, ndryshe nga sa argumentonte Presidenti se një ligj sipas tij nuk ndryshohet me Akt Normativ.

Kjo nënkupton se dekreti i Presidentit nuk do të gjejë mbështetjen e mazhorancës, e cila pritet të lërë në fuqi Aktin Normativ. Meta e përforcon këtë me argumentin se ai vetëm synon bërjen e ligjit të zbatueshëm, duke sjellë në vëmendje se akti mori edhe mbështetjen e progres-raportit. Por, dekreti i Presidentit shënoi rastin e parë ku ai i del kundër mazhorancës për një nismë që gjithashtu pati edhe kundërshtimin e fortë të demokratëve. A do të ndikojë kjo në marrëdhëniet mes Nishanit dhe mazhorancës? Ilir Meta thotë: “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë duke përmbushur secili institucion detyrimet e tij.”

Dekreti i presidentit do të nisë të hënën shqyrtimin në Komisionin e Ligjeve, sallë në të cilën pritet të rikthehet debati për administratën publike mes mazhorancës dhe opozitës, por këtë herë aktor është edhe kryetari i shtetit.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.