Braçe: Berisha, kush ta paguan qiranë e zyrës te kulla, pronë e mikut tënd?!

Postuar në 19 Nëntor, 2013 16:01

Erjon Braçe me një shwnim në Facebook, pyet ish-kryeministrin Sali Berisha se, kush ja paguan qeranë e zyrës së tij në kullën më të shtrenjë të Tiranës.

“Mirëmbrëma Sali!! Para se të them çfarë mendoj për gjithe “argumentat” e tu, po e nis me këtë pyetje: Kush ta ka blerë apo kush paguan qeranë e zyrës tënde në kullën më të shtrenjtë të Tiranës?

Pronari i kullës është biznesmeni që ka marrë me firmen tënde: Kontrata publike në infrastrukturën rrugore e ndërtime të tjera civile”, shkruan në Facebook deputeti Erjon Braçe duke rënditur edhe të tjera përfitime.

Braçe: Berisha kërcënoi me ekzekutim kreun e INUK

Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace i eshte referuar deklarimeve te ish Kryeministrit Sali Berisha duke e akuzuar se ka kercenuar me ekzekutim drejtorin e Inspektoratit Urbanistik Kombetar Zyhdi Dajti.

Mesazhi i plote i deputetit Erjon Brace:

Jo Sali Berisha! Deti i Vlores eshte deti i cdo shqiptari!
Pallati i Lulezim Bashes ne detin e Vlores mund te jete pallati yt, pallati i tij, por jo i cdo shqiptari!

KA RREGULLA E LIGJE KY VEND! SHUME KOHE PARA SE TE LINDJE TI!
Ne cdo kohe, ne cdo rregjim deti ka qene nje pasuri publike, kurre nuk ka qene prone private, per me shume e familjeve Isufi, Basha apo edhe Berisha.

KTHEJU VULLNETARISHT DETIN E VLORES QE JU KE MARRE SHQIPTAREVE SALI, TI DHE LULI YT! KTHEJU DETIN!
Kaq e thjeshte eshte!

Ne ane tjeter, ti Sali Berisha je nje KEQBERES ORDINER!
Nga me te poshtrit qe ka ky vend.

Kush je ti qe kercenon ne menyre publike me jete nje funksionar te shtetit!
Zyhdi Dajti the apo jo? Po, ate permende dhe ai eshte nje funksionar i shtetit shqiptar.

Ti nuk ke gjuhe, por pushke.
Pushke nga ato te MAFIAS.
MAFIAS qe vret funksionaret e shtetit!

Ti kriminel pak me pare i bere thirrje kujtdo te qelloje mbi te, mbi nje funksionar te shtetit ne detyre. Perse? Per te mbrojtur pallatin tend, te Lulezimit tend mu mbi detin e Vlores.

Sali Berisha boll ke vrare me gjuhen dhe pushken tende ne kete vend.

Nese Zyhdi Dajtit ne cilesine e funksionarit te shtetit i ndodh gje, AUTORI I CDO AKTI NDAJ TIJ DHE FAMILJES SE TIJ JE TI. PO PO, TI PERSONALISHT!

GJUHA E MAFIAS DUHET TE NDESHKOHET!
DREJTESI DO BEHET MBI GJUHEN E PUSHKEN TENDE!!

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.