Frika nga siguria, Gjykata e Vlorës heq dorë nga dosja e Gjikës

Gjykatësit e çështjes së Shpëtim Gjikës kanë kërkuar të heqin dorë nga gjykimi për arsye sigurie. Kjo gjykatë kërkon që gjyqi i kryetarit të Bashkisë së qytetit të Vlorës të bëhet në një qytet tjetër. Lajmin e publikoi sot Gazeta “Panorama” e cila shkruan sot se “Gjykata e Vlorës kërkon që procesi të mos mbahet në këtë qytet, por në një gjykatë tjetër për arsye të ndjeshmërisë së lartë dhe për shkaqe sigurie. Burime zyrtare të kësaj gjykate konfirmuan dje regjistrimin e kësaj kërkese, e cila pritet të hidhet në short ditët në vijim. Pas shqyrtimit të saj, Gjykata e Lartë do të mbajë qëndrim nëse seancat gjyqësore ndaj Gjikës do të “lëvizin” nga Vlora për t’u mbajtur në një qytet tjetër”. Më tej kjo gazetë shkruan se tensioni i krijuar më datë 15 nëntor në seancën e parë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës, Gjika, mund të ketë qenë shkaku i kësaj kërkese. Para se të niste seanca, kryebashkiaku ka qëndruar për gati tri orë në një nga kafenetë në afërsi të godinës së Gjykatës. Gjatë kësaj kohe ai ka qenë i shoqëruar nga të bashkëpandehurit e tjerë, por edhe mbështetës së tij. Në nisje të seancës, këta të fundit kanë shprehur dëshirën të ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Për shkak të numrit të tyre dhe për arsye sigurie, policia nuk lejoi futjen e tyre në gjyq. Dyshimet se një përsëritje e kësaj situate, e cila mund të degradojë edhe në kërcënime apo presion ndaj prokurorëve të çështjes, apo trupës gjykuese, e kanë detyruar gjykatën të kërkojë transferimin e këtij procesi.
Për fat të keq kjo kërkesë tregon që gjyqësori nuk është vetëm sektori i etiketuar si më i koprruptuari, por në rastin konkret është dhe më i pambrojturi. Ndoshta gjytarët e çështjes “Gjika” nuk e kanë shlyer nga mendja pamjen e një kolegut të tyre që dy vite më parë u dogj i gjallë në makinën e tij i vrarë në mënyrë mafioze. Skerdilajd Konomi, gjyqtar në Vlorë, akoma nuk është prehur i qetë pasi vrasësit e tij nuk u gjenden.
Mapo
Add new comment