Përfundon ripaketimi i kimikateve. OSBE: Duhen 250 mijë euro për transportimin jasht

Përfundon me sukses projekti për ripaketimin e kimikateve që ndodheshin në Qafë Mollë. Në një deklaratë për median, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë bën me dije se OSBE është duke kërkuar një fond shtesë prej 250 mijë eurosh për të transportuar kimikatet e paketuara në mënyrë të sigurt për t’u shkatërruar ne impiantet e asgjësimit të kimikateve jashtë vendit.
“Këtë javë disa eksertë nga Vjena do të vizitojnë vendin për të na ndihmuar që të përgatisim fazën e dytë të projektit”- tha ambasadori. Ai falënderoi pjesëmarrësit në këtë projekt për punën e shkëlqyer të bërë, duke shtuar se ka ende shumë punë për t’u bërë me shkatërrimin e lëndëve të tilla në vend.
Ministrja e Mbrojtjes deklaroi se ne nje kohe rekord u bashkepunua per ripaketimin e materialeve te rerzikshme qe gjendeshin ne Qafe Molle, Shkozet, e Polican.
“Keto produkte, 100 tone qe nuk i perkasin vetem FA jane ripaketuar ne perputhje me standardet nderkombetare dhe jane te sigurta per t’u shkaterruar diku gjetke”- tha Kodheli.
Sipas saj, perfundimi ndaj fazes se pare te projektit sjell permiresim te situates se sigurise se njerezve dhe te ambientit.
Panorama
Add new comment