Braçe: Nesër në Kuvend, dokumentat miliona USD të kontratave mes Berishës dhe Podestas

Postuar në 20 Nëntor, 2013 16:34

Deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se nesër në Kuvend do të publikojë kontratat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kompanive lobuese “Patton Boggs” dhe “Podesta”.

Sipas Braçes në dokumentet që ai ka lexuar konfirmohen akuzat e bëra për shpërdorim të parave të qytetarëve vetëm në funksion të lobimit për qeverinë e Sali Berishës. Madje, edhe me kushtin e konfidencialitetit. Ja se çfarë thotë Braçe: “Nesër (sot) në Kuvendin e Shqipërisë do publikoj dokumentet që tregojnë një marrëdhënie krejt tjetër: ata lobojnë për mua, unë paguaj me paratë e shqiptarëve lobimin e tyre!

Pra, kontratat mes “KM”(kështu shkruhet në marrëveshje) dhe kompanive “Podesta” e “Patton Boggs”. Miliona euro për lobim! As për konsulencë e as për ndihmë. Thjesht lobim! Madje dhe me një kusht që më shastisi kur e lexova: “Kompania ka detyrimin të mbajë të fshehtë porositë e KM në përmbushje të kësaj marrëveshjeje në shërbim të tij”. Duhet pritur seanca për të njohur dokumentet, por dy janë elementët që përbëjnë interes publik: së pari përpjekja e ish-kryeministrit Berisha për të kuruar me çdo çmim imazhin e tij para amerikanëve dhe së dyti, a do të kalohet ndonjëherë nga faza e denoncimit publik në administrimin institucional të këtyre fakteve?” shkruan Braçe.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.