Fushë-Krujë/ Gjendet në kanal trupi i një vajze 18-vjeçare

Një 18-vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës. Sipas policisë së këtij qyteti, viktima është Enkelejda Mhilli. Vajza është gjetur nga familjarët në një kanal pranë shtëpisë së saj.
Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka bërë verifikimet e para, nga të cilat dyshohet se vajza mund të jetë vrarë.
Enkelejda Mëhilli punonte në një fabrikë këpucësh dhe po kthehej në shtëpi pasi kishte marrë pagën. Për këtë arsye policia, po heton mundësinë e grabitjes, me pasojë vrasjen.
Mapo
Add new comment