Baraj: Përfitimi nga armët kimike, si thesari te Shkëmbi i Kavajës

Postuar në 21 Nëntor, 2013 04:10

Deputeti socialist, Besnik Baraj ne nje interviste per gazeten “Panorama” shprehet se me përgjigjen “Jo” ndaj armëve kimike, Shqipëria fitoi dinjitet, përgjegjshmëri dhe imazh pozitiv në botë dhe nuk ka humbur asgjë. Ai i konsideron naive dhe delirante opinionet sipas të cilave Shqipëria humbi një shans për të qenë në një pozitë me shtetet e mëdha për të vendosur për fatet e botës. Vendimi i Kryeministrit Rama, sipas Barajt, ishte i jashtëzakonshëm dhe në sinkron të plotë me ndjeshmërinë e qytetarëve dhe prioritetet e vendit.

“Unë them se nuk kemi humbur asgjë. Kemi fituar seriozitet, përgjegjshmëri, integritet dhe kemi fituar imazh, gjë që unë e kam ndier edhe në komunikimet që kam pasur me shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit, që konfirmojnë krenari se pas 23 viteve për herë të parë vendi ka një Kryeministër, që e thotë fjalën
me maturi dhe duke respektuar vullnetin e popullit. Kemi fituar imazhin në atë që kemi prioritet si vend, që është turizmi. Nuk mund të kishim një turizëm atraktiv dhe prodhime bujqësore bio, nëse do të trajtoheshin këto lëndë kimike në Shqipëri”- thote Baraj.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.